Lidhje të saj me agjentë serbë? Gazetarja Klodiana Lala: Nesër dorëzoj kallëzim penal

Gazetarja Klodiana Lala do të bëjë kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, pas insinuatave publike të kësaj të fundit për lidhje të gazetares me agjentë serbë. Hyseni i bëri aludimet e saj, pikërisht pasi u pyet nga Lala për materialet e klasifikuara që kishin përfunduar në duart e Ergys Agasit.

“Ajo që Hyseni bëri ndaj meje është shantazh për shkak të detyrës dhe sepse kam raportuar për çështjen e saj. Nga ana tjetër është të dhe një mënyrë për të shantazhuar dhe të tjerë, përfaqësues të medias apo politikanë, që të mos flasin për rastin e saj”, thotë Lala duke shtuar se “në këtë histori nuk ka asnjë të vërtetë. Dhe për këtë Hyseni do duhet të përballet me drejtësinë. Që nesër do të dorëzoj kallzim penal”.

Organizata të mediave dënuan deklaratat e ish kreut të SHISH-it, Hyseni. Unioni i gazetarëve shqiptarë (Ugsh) e konsideroi “shantazh dhe deklarim shqetësues, i cili ekspozon faktin e survejimit të gazetarëve në Shqipëri. Sipas Ugsh-së “akuza ndaj gazetares për takime me spiunë serbë, duhet bërë pjesë e një procesi sqarues nga organet e hetimit, për të përjashtuar çdo abuzim apo shantazhim të tillë publik nga zyrtarë apo ish zyrtarë të lartë shtetërorë. Deklarata të tilla mbartin vlerën e një atentati ndaj integritetit të gazetarit edhe kur vijnë nga persona nën akuzë dhe si mbartës të një statusi si ish titullare e shërbimit inteligjent”.

The post Lidhje të saj me agjentë serbë? Gazetarja Klodiana Lala: Nesër dorëzoj kallëzim penal appeared first on GIJOTINA.