Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për pastrimin dhe larjen e rrugëve në kryeqytet, me synim përmirësimin e higjienës dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Në terren është angazhuar flota e autoboteve, të cilat po kryejnë spërkatjen dhe larjen me ujë të akseve rrugore në zona të ndryshme të Tiranës.
Ndërhyrja përfshin pastrimin e sipërfaqeve të rrugëve nga pluhuri dhe papastërtitë, ndërsa puna do të vijojë edhe në akse të tjera të qytetit.
Bashkia e Tiranës synon që përmes këtyre ndërhyrjeve të garantojë rrugë më të pastra dhe një mjedis më të mirë për qytetarët.