Skandali me Vlora Hysenin, ish-ministri Vengu në ”Koha Jonë-Debat”: S’ka shkas për festën e prangave, as për gjyqe publike

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i PS-së, Pirro Vengu, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin ”Koha Jonë Debat” nga Nikoll Lesi, u pyet nëse është nën hetim nga SPAK. “Në dijeninë time, jo”, u përgjigj Vengu, duke shtuar se edhe nëse një zyrtar hetohet, kjo nuk do të thotë se është fajtor. Vengu komentoi edhe lajmin mbi skandalin në SHISH me tashmë ish-drejtoreshën Vlora Hysenin, duke kritikuar atë që e quajti festa e prangave. “Hetimi i pushtetit nuk do të thotë dështimi i shtetit. Nuk ka shkas as për festën e prangave, as për gjyqe publike”, deklaroi deputeti socialist.

Lesi: Tani mazhoranca këto ditë sidomos dje pati një goditje që ishte goditje e madhe sipas meje, sipas opinionit publik, që drejtuesja e shërbimit sekret u arrestua. Çfarë zien në këtë kazanin e mazhorancës? Erjon Braçe del në anën tjetër që dua kryetar bashkie. Elisa Spiropali thotë dua ndryshim të PS. Drejtuesja e SHISH-it arrestohet. Ish-zv/kryeministrja Balluku është në hetim. Pra ka shumë ish-ministra që janë në hetim, kanë probleme. Ta bëj pyetje direkte. Në fakt është pyetje thartë. Po megjithatë po bëj. Kjo është studio emision. Ke pranuar. Ju jeni në hetim në SPAK?

Koha YouTube Channel
Vengu: Në dijeninë time JO, por edhe sikur të isha padyshim që detyrat publike, shërbimi publik nënkupton në një republikë funksionale edhe mundësinë që të hetohesh. Nuk ka asnjë gjë të keqe. Dhe do shkoja me qetësinë që sjell besimi te drejtësia e vendit tim. Kështu që po edhe sikur të jesh në hetim, nuk do të thotë që je dënuar dhe nuk do të thotë që ke bërë diçka të paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Përkundrazi unë gjykoj që shumë vite Nikoll kemi pritur që të forcojmë institucione që hetonin pushtetin, por kam bindjen gjithashtu që hetimi i pushtetit nuk do të thotë dështimi i shtetit. Ju përmendët një sërë çështjesh, unë kam qenë gjithmonë i parimit që nuk duhet ngatërruar gabimet e institucioneve me shtetin. Nuk duhen ngatërruar akuzat me një kulturë linçimi.

Përmendët rastin e djeshëm, pashë me shumë vëmendje të gjithë debatin publik që shpërtheu për këtë çështje dje, dhe më vjen keq që rinisi pak ajo që unë do ta quaja festa e prangave dhe nuk gjykoj që në një republikë të maturuar siç besoj që ne kemi filluar të jemi tani, duhet të vetëkënaqemi dhe nuk ka shkas as për festën e prangave, as për gjyqe publike, sepse pashë që giotina publike fillon edhe bie shpejt menjëherë për kështu lloj rastesh.