Përkeqësohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Situata me zjarrin në lagjen “Partizani”, në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës është përshkallëzuar pasi flakët u janë afruar banesave.

Flakët e ndihmuara nga era e fortë po përparojnë me shpejtësi, ndërsa si pasojë e kësaj është djegur edhe një sipërfaqje me bimësi.

Në terren janë nisur tre automjete zjarrfikëse me rreth 20 punonjës.

Ata po punojnë për izolimin e flakëve dhe neutralizimin e situatës.

Era e fortë vijon të favorizojë përparimin e zjarrit dhe rindezjen e vatrave. Kjo gjë e ka bërë situatën me vështirë për zjarrfikësit.

 

The post Përkeqësohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa appeared first on GIJOTINA.