Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me hetimin ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar zhvillimin si një nga goditjet më të rënda ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet përballë një situate të rëndë institucionale dhe akuzoi qeverinë se ka humbur legjitimitetin për të qeverisur vendin.
Berisha: Kryesia mblidhet sot në një moment të rëndësishëm për vendin. mblidhemi në një kohë kur regjimi i narko shtetit, regjimi i Edi Ramës ka marrë goditjet më të rënda në të gjithë ekzistencën e tij. Diskreditimin më të madh, ka humbur cdo legjitimitet që të qeverisë këtë vend. Është sot qeveria më e damkosur në Evropë dhe më gjerë.
Çdo ditë e më shumë ky regjim u provua ashtu siç e kemi paraqitur narko shteti i parë dhe i vetëm në Evropë. Është faktuar si vendi në të cilin shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin e mafies dhe të drogës.
Është faktuar si regjimi në të cilin kartelet e drogës që përbëjnë një rrezik të madh jo vetëm për shqiptarët, por për Rajonin, Evropën dhe Hemisferën Perëndimore. Ka humbur çdo të drejtë të qeverisë këtë vend.
PD është përpjekur të paraqesë të vërteten para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ajo është pararendëse e denoncimit në Shqipëri dhe Botë të të gjitha zhvillimeve në këtë vend.
Prej më shumë se 100 ditësh në rrugët dhe sheshet e Tiranës, qytetarët e Tiranës dhe demokratë vazhdojnë një betejë të pandërprere me të cilën në rrafshin moral kanë tërhequr zvarrë njëlloj si rinia shtatoren e Enver Hoxhës, kanë tërhequ zvarrë Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Zinxhiri i skandaleve nuk ka fund. Libri i zi i këtij regjimi shpalos cdo javë një kapitull gjithnjë e më të shëmtuar. Nëse lubia Balluku ka vjedhur qindra e qindra miliona euro, lubia tjetër e SHIK-ut, Vlora Hyseni, ka vjedhur më të çmuarën e një shteti, më të çmuarën e një kombi, atë që quhet siguri kombëtare.
Me kushtetutë, me ligje personi më përgjegjës direkt i sigurisë kombëtare dhe sekretit shtetëror, rezulton një anëtare e shëmtuar e një grupi të strukturuar kriminal që e kemi quajtur me të drejtë, grupi mafioz më i rrezikshëm i Evropës.
The post Berisha: Balluku ka vjedhur miliona euro, ndërsa Lubia e SHISH sigurinë kombëtare! Qeveria ka marrë goditjen më të rëndë appeared first on GIJOTINA.