“Rama pranë greminës!” Shpërthen Maliqi: Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?

Ish-deputeti, Lefter Maliqi, ka reaguar në lidhje me aksionin e SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen AKSHI, ku u ushtruan kontrolle ndaj ish-kryepolicit, Ilir Proda dhe u lëshua masë sigurie për kryetaren e SHISH, Vlora Hyseni.

Në një postim në rrjete sociale, Maliqi, shkruan se kjo ishte sipas tij një goditje e rëndë ndaj Ramës dhe se ky i fundit tani ndodhet pranë greminës.

“Rama pranë greminës! Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë?”, shkruan Maliqi ndër të tjera.

Reagimi

Rama pranë greminës! Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë? Shteti ka rënë? Po Rama, pse qëndron me një këmbë ende në krye?

Sot, arrest shtëpie drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, goditje e rëndë; nën hetim ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; në arrati ish-zv.kryeministri Ahmetaj; nën akuzë për korrupsion ish-zv.kryeministrja Balluku; në burg ish-ministrat Koka, Beqaj; ish-kryebashkiakë, ish-drejtues institucionesh të larta, deputetë me dosje në SPAK, ministra në detyrë, kryebashkiakë në detyrë, deputetë dhe plot zyrtarë të lartë.

Agasi u arrestua. Kulmi: drejtuesja e Shërbimit Sekret Shqiptar e akuzuar për krim të organizuar, ndërkohë që jemi pjesë e NATO-s! Bie organizata kriminale, kurse kreu Rama ende jo?

Pse, kur ka plot dosje me skandale, përgjime, pazare, krime, korrupsion, lobime si gruaja e Bilalit me McGonigalin, me inceneratorët, përgjimet për krim elektoral në dosjet e Dibrës dhe Durrësit?!

Arben Ahmetaj publikon lloj-lloj skandalesh e përgjimesh dhe Rama vazhdon të jetë ende në krye, duke i bërë vetëm dëme kolosale vendit: jo vetëm shpopullim, por pasiguri, plaçkitje, tradhti, pabesi, krim e korrupsion.

Maska ra! Show-t, propaganda dhe aktrimi u kanë dalë boja!

The post “Rama pranë greminës!” Shpërthen Maliqi: Kush do t’i japë shqelmin e fundit për të shpëtuar Shqipërinë? appeared first on GIJOTINA.