“Ju erdhi fundi!”- Qytetarët nisin marshimin nëpër rrugës e Tiranës: Studentët po bëjnë revolucion!

Ka nisur marshimin në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së 115-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Nga kryeministria, protestuesit kanë vijuar lëvizjen me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa një prej sloganeve ishte: “Ju erdhi fundi!”

Gjatë marshimit janë dëgjuar edhe thirrjet “Dorëheqje!” dhe “Studentët po bëjnë revolucion!”, teksa të rinjtë dhe qytetarë marshojnë drejt Sheshit Nënë Tereza.

The post “Ju erdhi fundi!”- Qytetarët nisin marshimin nëpër rrugës e Tiranës: Studentët po bëjnë revolucion! appeared first on GIJOTINA.