Dosja Agasi/ Pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë dhe biznesmenit durrsak (Emrat)

Në kuadër të operacionit të SPAK lidhur me hetimet ndaj Ergys Agasit, është arrestuar Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë. Arrestimi i tij është kryer si pjesë e veprimeve të fundit hetimore të ndërmarra nga SPAK dhe BKH.

Në të njëjtin operacion është arrestuar edhe Embro Sulejmani, administrator i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës. Ky i fundit akuzohet se fshirë kamerat e sigurisë në momentin e arrestimit të Ergys Agasit. Ky veprim dyshohet se është bërë për të fshirë gjurmët se Agasi kishte frekuentuar këto ambiente.

Dy arrestimet janë pjesë e të njëjtës dosje hetimore, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për personat dhe lidhjet që kanë dalë gjatë hetimit.

Ndërkohë, aksioni vijon edhe në terren. Kontrolle po zhvillohen në zonën e Shkozetit në Durrës, në kuadër të të njëjtit operacion. Hetuesit po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe lidhjeve të evidentuara në dosjen që lidhet me Ergys Agasin.

Duke iu referuar burimeve pranë SPAK, mësohet se SPAK dhe BKH nuk e ka ekzekutuar sot masën ndaj Hysenit, pasi ajo ndodhet jashtë vendit në një vizitë zyrtarë në Baku të Azerbaxhanit.

The post Dosja Agasi/ Pranga shefit të Laboratorit Shkencor të policisë dhe biznesmenit durrsak (Emrat) appeared first on GIJOTINA.