“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

Është mbyllur protesta në ditën e 114-të të saj protesta kundër qeverisë.

Protestuesit kanë bërë thirrje si çdo mbrëmje “Nesër më shumë”, duke kërkuar edhe mbështetjen e diasporës, për të rrëzuar qeverinë Rama.

Dita e sotme nisi si gjithmonë nga Sheshi Skënderbej. Më pas, protestuesit u nisën drejt Kryeministrisë, ku u bënë thirrje të forta kundër Ramës, Berishës dhe Ballukut. U kѱrkua dhe arrestimi i tyre.

Më tej, u bënë marshime në rrugë të ndryshme të Tiranës, deri tek Bulevardi Zogu I.

 

Protestuesit u kthyen sërish tek Sheshi Skënderbej dhe e mbyllën protestën, aty ku e nisën. Prej 114 ditësh kërkohet dorëheqja e qeverisë.“Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, janë disa nga frazat e thëna nga protestuesit. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut, të cilët i akuzojnë për përhapje korrupsioni.

gijotina.com/

 

The post “Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi! appeared first on GIJOTINA.