Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka ndarë pamjet ku është takuar me kongresistin amerikan Mike Lawle.
Gjatë takimit me Lawle, Kurti ka diskutuar për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore.
“Pretendimi për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, mbi të cilin u krijua pjesa dërrmuese e narrativës që parapriu themelimin e Dhomave të Specializuara, nuk ishte fare pjesë e aktakuzës. Ra pretendimi për krime kundër njerëzimit dhe sulme të gjera e sistematike ndaj popullatës civile. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dhe mbetet e drejtë, e nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë”, u shpreh Kurti.
The post Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë! appeared first on GIJOTINA.