Protestuesit vazhdojnë të marshojnë në rrugët e Tiranës. Pasi u larguan nga Kryeministria, ata tashmë janë pranë Bashkisë së kryeqytetit.
“Ju erdhi fundi”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Parlamenti i krimit” ishin disa nga thirrjet e tyre.
Me flamuj e flamingo, protestuesit vazhdojnë të marshojnë.
Ndërsa, marshimin e shoqërojnë dhe me moto të ndryshme si “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Parlamenti i krimit” etj.
Ata thërrasin në kor “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Arresto Ballukun”, “Arresto Ramën”, “Arresto Berishën” etj.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë për korrupsion e keqeverisje.
gijotina.com/
The post “Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun! appeared first on GIJOTINA.