Falsifikoi certifikatës e COVID-it! Zvicra e përjashton Granit Xhakën nga ekipi për ndeshjet e Nations League

Granit Xhaka ndodhet në telashe serioze. Mesfushori me origjinë shqiptare akuzohet për falsifikim të certifikatës për vaksinën kundër Covid-it, ndërsa Zvicra e ka përjashtuar nga ekipi për ndeshjet që “helvetët” do t’i luajnë përballë Maqedonisë së Veriut, Skocisë, Sllovenisë dhe sërish ndaj Maqedonisë.

Teksa hetimet janë hapur në Zvicër mbi këtë vendim të Xhakës, vetë mesfushori ka reaguar në profilin e tij në rrjetet sociale, përmes një “Story”.

“Është raportuar shumë gjatë ditëve të fundit për një çështje nga e kaluara ime, ndaj edhe dua të shprehem personalisht. Në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria.

Në këtë gjendje të trazuar emocionale, unë sigurova një vërtetim vaksinimi, në vend që të sqaroja pyetjet e mia të hapura në rrugën e parashikuar.

Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e duhura. Ishte një gabim. Më vjen keq për këtë. Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, jam i gatshëm për zbardhjen e plotë të fakteve dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet përgjegjëse”, shkruan Xhaka.

The post Falsifikoi certifikatës e COVID-it! Zvicra e përjashton Granit Xhakën nga ekipi për ndeshjet e Nations League appeared first on GIJOTINA.