Sot dita e 113-të e revoltës, qytetarët vazhdojnë qëndresën kundër qeverisë: Edi Rama jep dorëheqjen!

Qytetarët do të mblidhen pasditen e kësaj të diele sërish përpara Kryeministrisë, ndërsa shënohet dita e 113-të e protestës kundër Edi Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar.

Protestuesit deklarojnë se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet e panegociueshme dhe se nuk do të largohen derisa të plotësohet.

Thirrjet e tyre kanë qenë të vazhdueshme edhe ndaj drejtësisë, të cilët kërkojnë që të hetojnë dhe arrestojnë kryeministrin për skandalet.

Një ditë më parë, aktivistët bënë thirrje për t’u mbledhur më 8 tetor para Parlamentit, kur pritet të shqyrtohet propozimi socialist për Reformën Territoriale, që parashikon shkrirjen e disa bashkive.

Aktivisti Mirjan Aliaj iu drejtua edhe banorëve të bashkive që preken nga harta e re territoriale, që t’u bashkohen para parlamentit.

The post Sot dita e 113-të e revoltës, qytetarët vazhdojnë qëndresën kundër qeverisë: Edi Rama jep dorëheqjen! appeared first on GIJOTINA.