I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë 34-vjeçari

Një 34-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania

Në pranga u vu shtetasi Y. A, 34 vjeç, banues në Ferizaj, pasi Gjykata Wiesbaden në Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim lëndësh narkotike

Policia thotë se Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Gjermani për ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

– Y. A., 34 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Wiesbaden, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.

The post I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë 34-vjeçari appeared first on GIJOTINA.