Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit

Aktivisti Arben Kola, gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, u është drejtuar shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u bërë thirrje të bashkohen në protestën kundër kryeministrit Edi Rama.

“Kanë ngelur më pak se 5 orë që shqiptarët e Amerikës do të mblidhen kundër Ramoviçit. Thirrje të bashkohen sa më shumë. Vetëm ju mund t’i jepni grushtin e duhur kryetradhtarit”, u shpreh Kola.

Aktivisti e bëri thirrjen e tij në kuadër të protestës së 113-të, duke kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe të shqiptarëve që jetojnë në SHBA në tubimin e paralajmëruar kundër qeverisë.

 

The post Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit appeared first on GIJOTINA.