Tripleta e Rafinjas përmbys Sevijan, katalanasit marshojnë në La Liga

Barcelona më e frikshme se kurrë në këtë sezon! Shtatë ndeshje shtatë fitore dhe një golavarazh +24. Katalanasit e trajnerit Hansi Flik, triumfuam me përmbysje 1 me 3 mbrëmjen e sotme ndaj Sevijas, duke hedhur hapa galopantë në krye të renditjes.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Fofana, ndërkohë që festa zgjati vetëm 3 minuta, pasi Rafinja barazoi shifrat në minutën e 22-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 1, ndërkohë që në fragmentin e dytë, katalanasit shënuar edhe dy herë të tjera me Rafinjën në minutat 52 dhe 69-të, teksa ylli brazilian më pas i la vendin Adejemit. Në javën e tetë në La Liga, Barça pret Getafen, ndërsa Sevija luan në transfertë ndaj Levantes.

FT SEVIJA-BARCELONA 1-3

Fofana 19′ / Rafinja 22′, 53′, 70′

GOLI I TRETË I RAFINJËS: VIDEO 

GOLI I DYTË I RAFINJËS: VIDEO 

GOLI I RAFINJAS: VIDEO 

 GOLI I FOFANA: VIDEO 

gijotina.com/

The post Tripleta e Rafinjas përmbys Sevijan, katalanasit marshojnë në La Liga appeared first on GIJOTINA.