Zinedin Zidan ka publikuar sot listën e tij të parë si trajner i Francës. Tekniku i bluve, ka treguar se po mundohet të bëjë një përzierje të grupit të vjetër me emrat e rinj që po spikatin në kampionate të ndryshme.
Ndaj në listë është Da Kunja i Komos, apo edhe Diuf i Interit, teksa në sulm janë emrat e frikshëm që ka në dispozicion, pa Turam i cili është lënë jashtë për këtë grumbullim për ndeshjet ndaj Turqisë, Belgjikës dhe Italisë.
Që në konferencën e prezantimit, Zidan bëri të qartë se ku e sheh më mirë Mbape. “Ai është i aftë të luajë në të tre pozicionet, e ka thënë edhe vetë. Mua për shembull, më pëlqen shumë majtas”, tregoi trajneri.
LISTA
Portierë: Majk Menja, Gijom Rest, Robin Rise.
Mbrojtës: Zheremi Zhake, Pierr Kalulu, Ibrahima Konate, Zhyl Kunde, Maksens Lakrua, Adrien Trufer, Dajot Upamekano.
Mesfushorë: Andi Diuf, Eduardo Kamavinga, Rajan Sherki, Lukas Da Kunja, Manu Kone, Adrien Rabio, Uorren Zair-Emeri.
Sulmues: Bradli Barkola, Ousman Dembele, Dèsire Due, Estéban Lepol, Kilian Mbape, Majkëll Olize.