Parashikimi i motit për sot, 19 Shtator 2026

Shqipëria do të përfshihet të shtunën nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, kryesisht në zonat malore.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), vranësirat do të shfaqen kryesisht përgjatë relieveve malore në veri dhe lindje të vendit. Në këto zona priten edhe reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, veçanërisht në verilindje dhe lindje të territorit.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 10 m/s.

Në det, pritet valëzim i forcës 1-2 ballë, duke krijuar përgjithësisht kushte të qeta për lundrim.

Sa i përket temperaturave, vlera më e lartë parashikohet në Gjirokastër, ku termometri pritet të ngjitet deri në 34°C, ndërsa temperatura më e ulët, prej 13°C, parashikohet po në Gjirokastër.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 19 Shtator 2026 appeared first on GIJOTINA.