Gjyqtari dhe VAR-i bëhen protagonistë, Skënderbeu merr një barazim dramatik përballë Vorës

Vora dhe Skënderbeu kanë ndarë pikët në një barazim 1-1, pas në dueli të mbyllur mes polemikash.

Vendasit ishin më të qartë për të kërkuar golin në lojën e tyre dhe ia dolën ta gjenin në pjesën e parë falë një goditje dënimi spektakolare të Karricës. Më pas vorakët dukeshin në kontroll të situatës dhe po mbanin larg sulmin e korçarëve.

Por një karton i kuq naiv i Kasharit ndihmoi Skënderbeun për t’u hedhur në sulm në kërkim të golit. Dukej se korçarët nuk do arrinin ta gjenin një të tillë, por në shtesën e ndeshjes, VAR-i ftoi kryesorin Çelaj të shihte një episod që kishte ndodhur para syve të tij dhe ai vendosi të akordonte një penallti në favor të Skënderbeut. Bismark barazoi nga pika e bardhë duke vulosur këtë barazim mes polemikave.

VORA-SKËNDERBEU 1-1
33′ Karrica / 90’+6′ (p) Bismark

90’+6’ GOOOL SKËNDERBEU! Shënon Bismark me penallti. (VIDEO)

33’ GOOOL VORA! Shënon Karrica me një goditje dënimi spektakolare e cila mposht portierin Alia. (VIDEO)

gijotina.com/

The post Gjyqtari dhe VAR-i bëhen protagonistë, Skënderbeu merr një barazim dramatik përballë Vorës appeared first on GIJOTINA.