Gjykata e Lartë e la në qeli, Veliaj: Grusht institucional ndaj demokracisë vendore

Një grusht institucional ndaj demokracisë vendore, e quan kryebashkiakui Tiranës, Erion Veliaj vendimin për ta lënë në qeli. Në një reagim 4 ditë pasi Gjykata e Lartë vendosi për ta lënë në paraburgim, se Veliaj thotë se prej 19 muajsh është në izolim dhe nuk ka mundësi të ushtrojë mandatin që i kanë besuar qytetarët e Tiranës.

“Po bëj 19 muaj në izolim. Nëntëmbëdhjetë muaj pa mundësinë reale për të ushtruar mandatinkushtetues që më kanë besuar qytetarët e Tiranës me një rekord historik votash. Vetëm pak ditë më parë u mor një tjetër vendim gjyqësor që ishte një grusht institucional ndaj demokracisë vendore”, komentoi Veliaj vendimin e Gjykatës së Lartë, në një reagim ku propozoi që 4 liderët e UÇK-së të shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës.
Gjykata e Lartë la në fuqi masën e arrestit në burg për Erion Veliajn, pasi çështja ishte rikthyer më 25 maj nga gjykata kushtetuese. Në vendimin e zbardhur, i cili duhet të publikohet brenda 60 ditëve, Gjykata e Lartë duhet të argumentojë përse në rastin e Veliajt nuk është e përshtatshme një masë më e lehtë sigurie, në një kohë kur është kryebashkiak i Tiranës.