Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me shumicë dhe pakicë të karburanteve në Shqipëri.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin do të jetë 219 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë çmimi nuk duhet të kalojë 207 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është përcaktuar në 195 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 183 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 19 shtator, në orën 16:00 dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku mund të përcaktohen ndryshime të reja në varësi të ecurisë së tregut.
The post Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina appeared first on GIJOTINA.