Parullat në ditën e 111-të të revoltë: Shpike “praninë besnike”, burgu është rruga jote…

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Tiranë, duke shënuar ditën e 111-të të qëndresës qytetare.

Qytetarët janë mbledhur sërish për të përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit. Edhe në protestën e sotme, një pjesë e mesazheve janë përcjellë përmes pankartave të mbajtura nga protestuesit.

Në to kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama dhe shprehet kundërshtimi ndaj qeverisë.

Një prej pankartave të shfaqura në protestë i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit, duke ironizuar nismën “Prania Besnike”. “Shpike ‘Praninë Besnike’ që të dukesh pranë nesh, por me ministrat në SPAK, mbete i vetëm si dordolec!”, shkruhet në pankartë.

gijotina.com/

The post Parullat në ditën e 111-të të revoltë: Shpike “praninë besnike”, burgu është rruga jote… appeared first on GIJOTINA.