Kane “driblon” pyetjen për fituesin e Topit të Artë: Nuk është në dorën time, por 73 golat flasin vetë

Në një intervistë të gjatë të dhënë për gazetën spanjolle “MARCA”, Harry Kane ka folur mes shumë çështjesh edhe për çmimin e “Topit të Artë”, ceremonia e cila do të mbahet më 26 tetor, ditë kur do të shpallet dhe fituesi.

Sulmuesi i Bayern Munich ka patur një edicion fantasik me gjermanët, duke fituar titullin dhe Kupën, ndërsa në fushë ishte “shpërthyes” me golat e shënuar, plot 73 të tillë, përfshi këtu klub dhe kombëtare, statistikë vërtetë “e frikshme”.

Anglezi ishte i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij, duke lënë të nënkuptohet se nuk është e nevojshme që të thotë me gojën e tij se kush e meriton, por u ndal vetëm tek faktet që “bërtasin” edhe të vërtetën.

“Është pak e komplikuar. Nuk më ka pëlqyer kurrë të flas shumë për veten. Por është e vërtetë. Të arrish të shënosh 73 gola, që me fjalë të tjera përcakton dhe shifrën e dytë më të lartë në histori, flet vetë.

E vetmja që mund të them është se edicioni i kaluar ishte vërtetë i jashtëzakonshëm, në nivelin personal dhe atë me skuadrën. Ishte sezoni më i mirë i jetës sime. Nuk është në dorën time. Varet nga njerëzit që do të votojnë. Dhe nga ky këndvështrim, sezoni i kaluar i përket të shkuarës.

Tashmë jam i fokusuar për vazhdimin. E di që do të ketë shumë diskutime për këtë çmim deri në tetor sepse është një çmim i madh. Por, momentalisht jam i fokusuar se çfarë mund të bëj tjetër me ekipin në këto çaste”, është përgjigjur Kane.

 

The post Kane “driblon” pyetjen për fituesin e Topit të Artë: Nuk është në dorën time, por 73 golat flasin vetë appeared first on GIJOTINA.