Protesta qytetare në Tiranë kundër qeverisë dhe klasës së korruptuar poltike është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë përmbysur kazanët e mbeturinave para selisë së PD. Pas këtij veprimi në terren kanë zbarkuar forca të shumta të efektivëve të policisë dhe u kanë bërë thirrje të lirojnë rrugën.
Protestuesit janë zhvendosur nga Kuvendi në drejtim të Bllokut të Ministrive, ku janë përplasur me efektivët e policisë dhe kanë tentuan të kalojnë kordonin e Policisë.