Tensione në protestë, qytetarët sulmojnë me vezë e shishe uji policët! Ka të shoqëruar

Prej orës 10:00 protestuesit janë mbledhur jashtë kuvendit në protestë. Deputetët arritën të futen në ambientet e Kuvendit pa u sulmuar nga protestuesit.

Tashmë protestuesit janë zhvendosur nga Kuvendi në drejtim të Bllokut të Ministrive, ku janë përplasur me efektivët e Policisë, të cilët i kanë sulmuar me vezë.

Protestuesit tentuan të kalojnë kordonin e Policisë.