Me thirrje kundër qeverisë Rama si – “Hajduta! Qeveri e krimit! Ramoviç o tradhëtar jep dorëheqjen sa më parë!”, “Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët” dhjetra protestues kanë dalë sërish në protestë para parlamentit.
Një prej protestuesve ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa është shprehur kundër privatizimit të shërbimeve shëndetësore.
Qytetari theksoi se protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, por shtoi se protestuesit nuk kanë frikë nga përshkallëzimi i situatës. Në fjalën e tij, ai kërkoi gjithashtu që institucionet e drejtësisë të hetojnë dhe te arrestojne ish zv.kryeministren Belinda Balluku.
“Premtimet e Ramës janë premtime bosh. Edi Rama është mashtrues. Ne duam që shëndetësia mos të shitet tek askush tjetër. Ne po protestojmë në mënyrë paqësore. Kjo nuk do të thotë se nuk e dimë se cfarë është gjuha e dhunës.
Ne nuk ua kemi frikë. Belinda Balluku akoma nuk është arrestuar. Ku është SPAK dhe kushtetuta. Ne duam që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë. Arresto Belindën. Arsyeja pse duhet arrestuar Belinda Balluku është se tuneli i Llogarasë tenderi nga 90 mln euro ka shkuar në 190 mln euro. Ku shkuan ato lekë?”, tha qytetar, i cili theksoi se “Rama do te japë llogari”.
Ashtu siç ishte lajmëruar, edhe këtë ditë kur ka Kuvend, do të mbahet protesta qytetare, e cila prej 3 muajsh proteston kundër klasës politike shqiptare, ndërsa kërkon dorëheqjen e Ramës.
Ndërkohë policia edhe sot bllokoi me gardhe metalike akset kryesore që të çojnë në kuvend.
Sot shënohet dita e 110-të e pretestave antiqeveritare.
Shumica e deputetëve kanë shkuar me automjete deri pranë hyrjes së Kuvendit, duke shmangur kështu përplasjen me protestuesit.
Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca urgjente të kërkuara nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si edhe shqyrtimi dhe votimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve.
The post Protestuesit mblidhen para parlamentit: Ramoviç o tradhëtar jep dorëheqjen sa më parë! appeared first on GIJOTINA.