Maxhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të hequr nga rendi i ditës projektligjin e propozuar nga PS për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi në emër të PD kërkoi që pr ligji për pagat të hiqet nga rendi i ditës së seancës, në mënyrë që të vijohet me konsultimet, kërkesë që e ka parashtruar edhe në Konferencën e Kryetarëve.
Ndryshe sipas tij, rrezikohet të shkelet edhe vendimi i tretë i Kushtetueses për këtë çështje.
Nga ana tjetër në fjalën e tij, Balla akuzoi demokratët për hipokrizi, duke kujtuar rastet kur, sipas tij, ata kanë kërcënuar dhe fyer përfaqësues të drejtësisë.
“Shkoni shpesh te dera e Prokurorisë së Posaçme, i kujtoni emrat e familjarëve, i kërcënoni. Sot jemi këtu për të votuar një projektligj që në vlerësimin tonë është i domosdoshëm. Vota jonë ndaj kërkesës së PD është kundër sepse kërkesa është hipokrite,” tha Balla.
The post PD kërkoi heqjen nga rendi i ditës, mazhoranca rrëzon kërkesën për projektligjin e magjistratëve appeared first on GIJOTINA.