‘Mjaft me thika pas shpine Kosovës’, Zhupa: po silleni me shqiptarët njësoj si pushtuesi serb

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur për vendimin e ditës së djeshme ku Gjykata Speciale në Hagë, ndërsa u përplas me mazhorancën për qëndrimin e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa u shpreh se kryeministrin Edi Rama ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, duke shtuar se udhëtoi me avjon special për të kërkuar votën pro.

Deputetja demokrate kërkoi që Kuvendi të bashkohet për miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin serb. Në fund, ajo tha se mazhoranca ka vërtetuar shprehjen e Faik Konicës se armiku më i keq i shqiptarit është vetë shqiptari.

“Nuk i dhatë përgjigje kërkesës së grupit parlamentar për një rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë. Se zëvendësoni këtë me deklarata, apo sjelljen tuaj me fjalë të bukura. Sepse ka qenë një votë kundër rezoltutës.

Ka qenë qëndrimi i liderit tuaj që vajti me avion special në Kosovë për të votuar Specialen. Qëndrimi i Ramës në krah të Vucic për Ballkanin e Hapur, dhe thiukë pas shpine Kosovës.

‘Armiku më i keq i shqiptarit është vetë shqiptari’, thoshte Konica. Të bashkoheni me PD për një rezolutë, jeni mësuar që bëni dëm shqiptarëve brenda e jashtë kufirit. Sic silleni me shqiptarët si pushtues, se si abuzoni me policinë e shtetit që të ngjajë me polici të pushtuesve. Se si rrethoni kuvendin e hyni fshehurazi për t’iu ikur shqiptarëve, ikni me vrap kur ju zënë. Hajdut është fjala që ju thonë shqiptarët e studentët, Përvec hajdutë, votoni rezolutën”, u shpreh ai.

The post ‘Mjaft me thika pas shpine Kosovës’, Zhupa: po silleni me shqiptarët njësoj si pushtuesi serb appeared first on GIJOTINA.