Kryeministri kanadez Mark Carney ka nisur fjalimin e tij në Parlamentin Evropian, duke e mbajtur hapjen në gjuhën frënge dhe duke falënderuar eurodeputetët për mundësinë që iu dha për t’iu drejtuar institucionit.
“Evropa dhe Kanadaja janë më të forta së bashku”, thotë ai në fjalimin e tij para Parlamentit të BE-së.
Gjithashtu Carney tha se do të fokusohej te mënyra se si Kanadaja dhe Bashkimi Evropian duhet t’i përgjigjen “përçarjes aktuale gjeopolitike”, duke theksuar nevojën për një “dimension të ri” në marrëdhëniet mes tyre.
Kryeministri kanadez nënvizoi lidhjet historike mes Kanadasë dhe Evropës, të cilat, sipas tij, janë “thellësisht të rrënjosura” në historinë e të dyja palëve.
Ai përmendi shkëmbimet që kanë ndodhur për shekuj përtej Atlantikut, duke përfshirë farat, vlerat, idetë dhe tregtinë, shkruan BBC.
Carney theksoi gjithashtu se Kanadaja dhe BE-ja “nuk janë aleatë të motit të mirë”, por ndajnë një “përkushtim të palëkundur” ndaj sundimit të ligjit, dinjitetit njerëzor, lirisë individuale dhe demokracisë.