Aktivisti Edison Lika mbajti fjalën e tij në protestën e 110-të para kryeministrisë. Ai u shpreh se kjo protestë ka qenë paqësore dhe do jetë e tillë, ndërsa theksoi se dhuna ka qenë vetëm nga ana e policisë.
Kjo protestë ka qënë paqësore dhe dhuna është ushtruar vetëm nga policia e shtetit, njëjtë si edhe sot. Sot policia arrestoi më shumë se 30 djem që kanë qënë duke protestuar paqësisht. Ata kanë shkuar te parlamenti për t’u thënë që ky parlament nuk na përfaqëson. Ne duhet të qëndrojmë bashkë. Nga sot do veprojmë më shumë dhe do flasim më pak”.
gijotina.com/
The post “Kjo protestë mbetet paqësore, dhuna ka ardhur nga policia”, aktivisti Lika: Të qëndrojmë bashkë appeared first on GIJOTINA.