Gjykata e Tiranës liron protestuesit e shoqëruar në komisariat: Arrestimi i tyre ishte i paligjshëm

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 12 protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar të hënën në Tiranë.

Trupa gjykuese e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre dhe nuk ka caktuar asnjë masë sigurie ndaj protestuesve.

Ata ishin ndaluar disa ditë më parë, pasi dyshohet se tentuan të bllokonin qarkullimin e automjeteve në zonën e Zogut të Zi, gjatë protestës.

The post Gjykata e Tiranës liron protestuesit e shoqëruar në komisariat: Arrestimi i tyre ishte i paligjshëm appeared first on GIJOTINA.