E rëndë në Sarandë, plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare!

Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:55, në lagjen nr. 1, brenda një subjekti tregtar pranë shëtitores së qytetit.

Të plagosurit janë transportuar në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura, ndërsa nga informacionet e deritanishme nuk ka të dhëna të detajuara mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt.

Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur për motive të dobëta, por shkaku i saktë mbetet objekt i hetimeve.

Pritet që veprimet hetimore dhe marrja në pyetje e personave të përfshirë ose dëshmitarëve të ndihmojnë në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

The post E rëndë në Sarandë, plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare! appeared first on GIJOTINA.