“Arrestoni Ramën!”-Dita e 110-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Sot mbahet protesta e 110-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, duke shënuar një tjetër kapitull të mosbindjes civile dhe revoltës popullore në kryeqytet.

Vendosmëria e qytetarëve për të mbajtur gjallë këtë valë protestash për 110 ditë me radhë konfirmon thellësinë e krizës politike dhe refuzimin e prerë popullor ndaj kabinetit qeveritar, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të presioneve në terren deri në dorëheqjen e plotë të ekzekutivit.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ndërsa mbajti fjalën e saj në protestën para Kryeministrisë, u shpreh se qytetarët janë të vendosur dhe se nuk heqin dorë nga revolta.

“Jemi në ditën e 110 të protestës së pandërprerë. Vijmë këtu në këtë shesh me vendosmëri për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kemi kërkuar që ky sistem i dhunës të merrte fund. Edhe sot ishim para Parlamentit për t’i kujtuar atyre deputetëve që nuk na përfaqësojnë ne. Me të njëjtën dhunë si ajo e Zvërnecit, shumë qytetarët janë arrestuar sot gjatë protestës te Parlamenti, pas asnjë arsye nga policia e pushtetit. Dhuna dhe represioni policor nuk ka ndalur aty , sepse burrat që ishin pranë komisariatit numër 1 janë arrestuar dhe nga efektivë Shqiponja duke tejkaluar ligjin”, tha ajo.

Një protestuese u shpreh se nuk kemi shtet por pushtet dhe terror. Ajo shtoi se Rama është bashkëpunëtor i Vucic.

“Kam një thirrje për zagarët e policisë së shtetit. Ai thoshte i kam bërë listat pa bukë e pa ujë. Jo jo, i ndreq me sufllaqe. Shqiptarët e mi, këtu nuk kemi shtet, kemi pushtet dhe terror. Ky pisi këtu nuk është shqiptar. Ky është bashkëpunëtor i Vucic.  Ti nuk ke karakter si shqiptar. Shqipëria është e jona dhe jo e zagarëve që ke përreth. Në shtetin tim nuk ka policë, por ka serbë. Çfarë ruan SPAK-u? Isha sot për të bërë vizitë dhe me thanë jo se nuk je shqiptare. Jam mbesa e Martin Camajt dhe jam krenare. Këta nuk janë shqiptarë”, tha ajo.

gijotina.com/

The post “Arrestoni Ramën!”-Dita e 110-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë appeared first on GIJOTINA.