Haga rrëzon një nga pretendimet e Prokurorisë: Nuk u dëshmua se personat e shënjestruar ishin popullatë civile

Një nga konkluzionet e para të trupit gjykues gjatë leximit të aktgjykimit lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit.

Gjatë seancës, gjyqtarët deklaruan se nuk janë bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si “popullatë civile”, një element që lidhet me vlerësimin e këtyre akuzave.

Ky është një nga vlerësimet që trupi gjykues po paraqet gjatë leximit të aktgjykimit, ndërsa seanca në Hagë vijon.