Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur: “Shqipëria po bën revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”.
Qytetarët shprehen të vendosur të vijojnë protestat deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në tubim nuk kanë munguar as kritikat ndaj opozitës, ndërsa protestuesit i kanë bërë thirrje edhe SPAK-ut që të vijojë hetimet dhe të vendosë para drejtësisë zyrtarët që ata i akuzojnë për korrupsion.
gijotina.com/
The post “Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen appeared first on GIJOTINA.