Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

Franca ka bllokuar përkohësisht rinovimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër personaliteteve dhe kompanive ruse.

Në mënyrë të papritur, Parisi i ka kërkuar partnerëve evropianë që nga lista e personave të sanksionuar të hiqet oligarku rus Alisher Usmanov.

Sipas dokumenteve të BE-së, Usmanov ka menaxhuar shuma të mëdha financiare në shërbim të pushtetit dhe ka ndërtuar rezidenca luksoze për elitën e Kremlinit, gjë që e bën atë një objektiv kryesor të sanksioneve perëndimore.

Në këtë qëndrim të pazakontë, Franca ka marrë mbështetjen e Sllovakisë, ndërkohë që vendet e tjera anëtare të Unionit kanë mbetur të habitura nga ndryshimi i linjës politike të Parisit.

Prapaskena e këtij vendimi lidhet me një operacion të ndërlikuar shkëmbimi. Franca po kërkon të sigurojë lirimin e disa shtetasve të saj të burgosur në Azerbajxhan, mes të cilëve është edhe sipërmarrësi Martin Ryan, i arrestuar në vitin 2023 dhe i dënuar me 10 vjet burg për spiunazh.

Për shkak të ndikimit të madh që oligarku Usmanov ka në rajonin e Azisë Qendrore dhe Kaukazit, heqja e sanksioneve ndaj tij po përdoret si kartë negociuese me ndërmjetësit ndërkombëtarë për të nxjerrë francezët nga burgu. Kjo lëvizje ka nxitur debate dhe polemika të ashpra brenda diplomacisë evropiane në Bruksel.

Diplomatët e tjerë të BE-së paralajmërojnë se pranimi i kërkesës franceze krijon një precedent të rrezikshëm, pasi jo vetëm qetëson presionin ndaj makinerisë ruse të luftës, por edhe shpërblen shtetet që arrestojnë qytetarë evropianë, për t’i përdorur si pengje politike.