Dita 107/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, bëjnë thirrje kundër Ramës: Arrestoni Ramën! Dorëheqje!

Qytetarët po marshojnë drejt Kryeministrisë, teksa shënojnë ditën e 107-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, por gjithashtu i drejtohen edhe SPAK, duke i kërkuar që të veprojë kundër tij.

“Arrestoni Ramën”, përsërisin protestuesit, duke e cilësuar qeverinë e tij si “narkoshtet”. Një qytetar pjesëmarrës në protestën e 107-të kundër qeverisë ka bërë thirrje për përshkallëzimin e revoltës dhe për një pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve në protestat e përditshme.

ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrat për korrupsion, ndërsa shton se ata “po rrjepin popullin”.

“Ky është një palaço, ky nuk është njeri, zbathur rrinte. Është hajdut, mashtrues, një i paskrupullt. Një grua kur vjedh apo vajzë e ka emrin hajdute? Po, por kjo është edhe kurvë, prostitutë, siç thotë italiani. Këta ministra pa na rrjepin, po vjedhin, po rrjepin popullin, administrata është mizerje. Policia është e gjitha e rrugaçëve”, u shpreh qytetari.

Ai deklaroi se thirrjet për largimin e kryeministrit nuk janë të mjaftueshme, duke kërkuar një reagim më të fortë qytetar.

Qytetari iu drejtua veçanërisht pensionistëve, duke i ftuar që t’i bashkohen protestave dhe të dalin masivisht në shesh.

“Ky është Edi Rama. Me “rama ik” nuk ikën ai, duhet të marrë një drejtim tjetër. I bëj thirrje edhe pensionistëve të dalin në shesh edhe 100 mijë të jenë, ta rrezojmë këtë maskara”, tha ai.

The post Dita 107/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, bëjnë thirrje kundër Ramës: Arrestoni Ramën! Dorëheqje! appeared first on GIJOTINA.