Protestuesit u mblodhën të shtunën në Tiranë, në protestën e 105-të kundër qeverisë dhe klasës politike. Tubimi, ku mori pjesë edhe diaspora, nisi në Sheshin “Skënderbej”, por gjatë marshimit u regjistrua edhe një episod me një ambulancë, e cila duket se u vonua për disa momente teksa përpiqej të kalonte mes protestuesve, për t’iu përgjigjur një thirrjeje urgjente për ndihmë mjekësore. Në pamjet e publikuara shihet se mjetit të urgjencës iu hap rruga me vështirësi, përpara se të vijonte lëvizjen.