Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kastrioti” në Fushë-Krujë. Banesa, në pronësi të Ardjan Mirit, është djegur pjesërisht, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ka pasur persona. Kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse.
The post Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë appeared first on GIJOTINA.