Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka vijuar mbështetjen për fëmijët që vijnë nga familje në nevojë, duke shpërndarë çanta dhe mjete të ndryshme shkollore.
Shpërndarja është organizuar pranë Qendrës Komunitare Multidisiplinare, ku fëmijët kanë përfituar çanta shkolle, fletore, lapsa, stilolapsa, vizore dhe aksesorë të tjerë të nevojshëm për procesin mësimor.
Nisma synon t’u vijë në ndihmë familjeve që kanë më shumë nevojë për mbështetje, duke u krijuar fëmijëve kushtet bazë për ta nisur vitin e ri shkollor të pajisur me materialet e nevojshme.