Ndryshime në Policinë e Korçës, emërohet shefi i ri i Qarkullimit Rrugor (Emri)

Ndryshime të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë në juglindje të vendit.

Kryekomisari Mark Gjonmarku është emëruar shefi i ri i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë.

Gjonmarku vjen në këtë detyrë pas eksperiencës si drejtues i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Berat.

Në këtë pozicion, ai zëvendëson Klemend Pikulin, i cili prej më shumë se dy vitesh ka drejtuar Sektorin e Qarkullimit Rrugor në Korçë.

Pikuli është emëruar në një detyrë të re pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

The post Ndryshime në Policinë e Korçës, emërohet shefi i ri i Qarkullimit Rrugor (Emri) appeared first on GIJOTINA.