Moti kthen ‘faqe’, e shtuna sjell shi e breshër! Bien temperaturat

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh afatshkurtra e të herëpashershme dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Temperaturat maksimale pësojnë rënie pasi arrijnë nga 19-33 gradë Celsius.

Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës kryesisht në orët e pasdites parashikohen shtrëngata afatshkurta me shkarkesa elektrike, dhe breshër, kryesisht në zonën lindore.

Era me drejtim kryesor veriperëndim -juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet hera-herës deri 11m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.