Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, makina përplaset me urbanin

Një aksident rrugor është regjistruar në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” në Tiranë, ku një urban i linjës së autobusëve është përplasur me një automjet.

Urbani më pas ka përplasur një motor i cili ishte i parkuar.

Si pasojë e përplasjes, të dyja mjetet kanë pësuar dëmtime materiale.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të përplasjes, ndërsa pritet që autoritetet të përcaktojnë shkaqet dhe përgjegjësit e aksidentit.

 

The post Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, makina përplaset me urbanin appeared first on GIJOTINA.