Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Kryeministri Rama jep mesazhe se nuk ka ndermend te jape doreheqje, nderkohe qe vazhdon protesta prej 104 ditesh. Ai u ka dërguar një mesazh edhe eksponentëve dhe figurave brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të përcaktojë asnjë pasardhës për drejtimin e partisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri të ditur se gara për udhëheqjen e re të PS-së nuk është hapur dhe u kërkoi zyrtarëve socialistë të përqendrohen te detyra e tyre. Ai theksoi se pasardhësi do të duhet të dalë vetë e të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes përmes punës dhe kontributit.

“U kam thënë: mos mendoni se kujt i vjen radha, sepse nuk është hapur gara. Bëjini hyzmetin karrierës dhe figurës suaj duke bërë detyrën tuaj,” u shpreh ai.

I pyetur për të ardhmen e tij politike, kreu i qeverisë sqaroi se kur të vijë momenti i dorëzimit të stafetës do të mbetet anëtar i thjeshtë i partisë, pa ndërhyrë te pasardhësi. Rama nëvizoi se arsyeja kryesore pse vijon të qëndrojë në detyrë është përmbushja e misionit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, diçka që sipas tij mund ta realizojë vetëm kjo shumicë qeverisëse.

gijotina.com/

The post Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur appeared first on GIJOTINA.