Kryeministri Edi Rama flet pas shkarkimit të ministrit të Brendshë, Besfort Lamallari. Ky i fundit, Rama tha se do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri. Ndërkohë, në krye të këtij dikasteri vjen Ervin Demo, i cili do të mbulojë edhe çështjet vendore.
Rama: “Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Dhe Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri. Ndërkohë që Ervini (Demo), ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e Ministrisë. Por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë, duke qenë veç, do të bëhet tani pjesë e strukturës së punëve të Ministrisë. Faleminderit për shërbimin e derimëtanishëm, faleminderit paraprakisht për shërbimin e mëtejshëm.”