Tifozët shqiptarë tashmë mund të sigurojnë biletat për të ndjekur nga afër Kombëtaren kuqezi në transfertën ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League – Liga C.
Ndeshja Finlandë – Shqipëri do të zhvillohet më 3 tetor 2026, në “The Olympic Stadium” të Helsinkit, dhe biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë janë tashmë të disponueshme për blerje online.
Për të siguruar biletën, tifozët duhet të përdorin linkun e posaçëm “Away Fans”, të regjistrohen në platformë dhe më pas të përzgjedhin vendet që dëshirojnë në sektorin e dedikuar për tifozerinë mike. Pas përzgjedhjes së vendeve, pagesa kryhet online përmes platformës.
Për të blerë biletat për tifozët shqiptarë, klikoni këtu:
Biletat Finlandë – Shqipëri – Away Fans
Finlandë – Shqipëri
3 tetor 2026
UEFA Nations League – Liga C
The Olympic Stadium, Helsinki
FSHF fton tifozët shqiptarë që do të jenë në Helsinki të bëhen pjesë e kësaj sfide dhe të mbështesin kuqezinjtë në një tjetër ndeshje të rëndësishme të UEFA Nations League.
The post Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki appeared first on GIJOTINA.