FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Vllaznia është gjobitur me 1 milion lekë të vjetra gjobë, ndërsa Dinamo është paralajmëruar për masa ndëshkimore.

Gjoba dhe pezullimet nuk mungojnë në Kategorinë e Parë. Aty ku sjelljet e dhunshme u bënë kryefjalë te Burreli-Kastrioti.

Ilir Daja ka paguar për të shlyer gjysmën e mbetur të dënimit dhe do të jetë në stol ndaj Partizanit.

Po ashtu edhe Elbasani ka vendosur të kthejë tifozët.

Vendimi nr. 5 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 10.09.2026

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke vendosur banderolë pa lejen e zyrtarëve të ndeshjes si dhe për përdorimin e koreve fyese, në bazë të neneve 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

FC Dinamo City, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

KF Iliria, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

Zyrtari i KF Pogradeci, Bekim Kuli, për provokim të spektatoreve, në bazë të nenit 14/1/f, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KS Besa, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.

KF Burreli, për mosmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.

Lojtari i KF Burreli, Igli Rrapi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KS Kastrioti, Fabio Hasa, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe provokim të spektatoreve, në bazë të neneve 13/2/a dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Pranimin e kërkesës së AF Elbasani për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit të zhvillimit të ndeshjeve pa praninë e spektatorëve, në përputhje me nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FC Dinamo City, Ilir Daja, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-17, Artur Aliaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Delvina, Keli Musta, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

The post FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare appeared first on GIJOTINA.