“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

15 persona janë shoqëruar në polici në lidhje me protestën e një dite më parë të qytetarëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Raportohet se njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa 14 të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale tubim i paligjshëm, bllokim rruge dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Ndërkohë 3 prej të proceduarve do të hetohen edhe për lëndë narkotike pasi me vete u janë gjetur disa doza kanabisi.

The post “Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë appeared first on GIJOTINA.