Parashikimi i motit për sot, 9 Shtator 2026

Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore këto vranësira do të pasohen nga reshje të izoluara shiu me intensitet të ultë.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

 

The post Parashikimi i motit për sot, 9 Shtator 2026 appeared first on GIJOTINA.