U zhvillua sot protesta e 102-të qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Sapo janë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë, aktivistët kanë bërë thirrje, që të pastrohen fillimisht mbeturinat.
Me ironi, u tha se mbeturinat duhet të mblidhen, se ndryshe do shkojnë drejt inceneratorit fantazmë.
Pas kësaj, u bë thirrje që protestuesit të drejtohen drejt “Sheshit Skënderbej”, aty ku dhe nisi protesta.
Herë pas here, në bulevard dëgjohen thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Poshtë komunizmi”, “Poshtë patronazhistët” etj.
The post Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë appeared first on GIJOTINA.